Edhe Lugina nesër me flamur kuqezi feston 28 nëntorin

Lajme

Edhe Lugina nesër me flamur kuqezi feston 28 nëntorin

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 21:46

Sikur gjithë shqiptarët ne Gadishulli Ilirik edhe Shqiptarët e Kosovës Lindore Ditën e Flamurit 28-Nëntorin nesër do te shënohet ne Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë. “Presheva Jonë” ka mësuar nga liderët e luginës se “nesër Presheva ka feste dhe protestë”!

Musliu: Cdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pa Luginën, jo legjitime për Preshevën

Se çfarë do të festohet dihet, por për atë se për çfarë do te protestohet ka shpjeguar z.Jonuz Mulsiu kryetar i KKSH-së për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se “nesër ne Lugine si si gjithë shqiptarët ne Ballkan, Evrope dhe mbare boten do të festojmë. Por ne shqiptaret ne Lugine si një popull me i diskriminuar dhe një mjedis me i pazhvilluar ne Evrope do të protestojmë kundër regjimit serb te Beogradit për politikat antishqiptare duke kërkuar libra shqip dhe legalizimin e flamuri tone kombëtar, njëkohësish do të protestojmë edhe kundër marrëveshjes se Brukselit mes Dacicit dhe Thaçit qe kane injoruar shqiptaret e Luginës dhe ka avancuar serbët e Veriut..”

Jonuz Musliu, lider i LPD-së dhe ish-drejtues politik i UCPMB-së ka deklaruar se dhe ne Lugina jemi kundër “zajednicës” serbe ! Ai është shprehur i zhgënjyer dhe indinjuar aq sa nga Beogradi po aq edhe nga Prishtina qe “harruan” Luginen ne procesin e dialogut të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, ku u nënshkruan marrëveshje në avancimin e statusit të serbëve në Veri, dy-tri herë më pak se shqiptaret në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që po jetojnë sot në ankth, as në paqe e as në luftë.

Sipas Jonuz Musliut “injorimi i Luginës së Preshevës, respektivisht vullneti i popullatës dhe kërkesat e njëpasnjëshme të liderëve të Luginës për inkuadrim në procesin e dialogut, mund të kushtojnë komuniteti ndërkombëtar për shkak eskalimit eventual të situatës, ku përgjegjës të këtij degradimi do të jenë Beogradi dhe Brukseli për shkak ballafaqimeve dhe vendimeve të njëanshme të minoriteteve dhe krizave në rajon.”

Ne Preshevë te valoj flamuri jo vetme një dite, por sikur flamuri serbe një vit!

“Nëse pala serbe të martën e ardhshme në Bruksel insiston në avancimin e statusit të serbëve në Veri, për të cilët po flitet deri në “autonom” do të ishte gabim i madh për delegacion nga Prishtina t ‘mos kërkoj të njëjtën gjë edhe për Luginën e Preshevës, Ndryshe, çdo marrëveshje ne Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, pa Luginën, janë jo legjitime për Preshevën..”, ka deklaruar lideri i LPD-së Jonuz Musliu ish-drejtues politik i UCPMB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.

Ndryshe sipas Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (NSA) i kërkoi publikut për të marrë pjesë në punën e Shoqatës Kulturore “Shota” në Prishtinë, i cili do të fillojë nesër në mesditë në Bujanoc qendrën sportive, si dhe nen organizimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB) ftohen qytetarët për të festuar Ditën e flamurit shqiptar në vendet publike. Sikur shoqata e organizata civile ashtu edhe liderë nga Lugina kane pohuar ne fund për “Presheva jonë” se në Lugine duhet patjetër te valoj flamuri jo vetëm një dite, por sikur flamuri serbe, një vit pra komunave shqiptare!

Po ketë mendim e ndaj edhe kryetari i OVL-së se UCPMB-së z.Nazmi Harejdini. “Dita Flamurit është dite e jona kombëtare dhe askush nuk ka te drejte dhe nuk mund te na e ndalon ta festojmë. I pëlqen apo jo ndokujt ne nesër do te mbushim rrugët e Preshevës nga shkolla “Skënderbeu” deri tek sheshi i lirisë, para komune ku forcat serbe në bashkëpunim me disa bashkëpunëtor te tyre shqiptare ne Presheve na e hoqën dhunshëm lapidarit e dëshmorëve tanë. Kërkesat tona janë te qarta stop dhunës dhe diskriminimit, stop lojës me librat shqip, amnisti për ish-ushtarët dhe komandantët e UCPMB-së si dhe legalizimi i flamurit tonë kombëtar” ka thënë z.Hajredini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat