E tha të vërtetën për krimet e serbëve, tash Serbia e akuzon!

Lajme

E tha të vërtetën për krimet e serbëve, tash Serbia e akuzon!

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 21:15

Gjykimi i parë ku prokurorët akuzojnë ish dëshmitarin e mbrojtur ka zgjuar interesim të madh në mediat e Serbisë.

Sipas agjencisë serbe B92 seanca dëgjimore që ishte paraparë të mbahej në Leskovc sipas kallëzimit penal të prokurorit për krime lufte Vlladimir Vukçeviq dhe zëvendësit të tij, kundër ish dëshmitarit të mbrojtur Sllobodan Stojaneviq për shkak të kërcënimeve, nuk është mbajtur,

Ish- dëshmitari i mbrojtur Sllobodan Stojanoviq ka qenë pjesëtar i çetës së IV të Njësisë Speciale të Policisë dhe në vitin 2009 dëshmoi për krimet e policisë serbe në Kosovë në vitin 1998 .

Prokurori i krimeve të luftës dhe zëvendësi i tij tash kanë ngritur kallëzim penal kundër tij, sepse, siç thuhet ai i ka kërcënuar ata duke thënë se askush nuk është i përjetshëm dhe se pesë minutat e tyre do të vijnë.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare vlerësojnë se prokurori i krimeve të luftës dhe zëvendësi i tij është dashur që së pari të kërkojnë mbrojtje nga Policia nëse janë ndier të pasigurt.

Slobodan Stojanoviq që nga viti 2013 ka dalë nga programi për mbrojtjen e dëshmitarëve . Ai ka sqaruar se atëherë ka refuzuar të dëshmojë për krimet e supozuara të Policisë të vitit 1999 pasi që në atë kohë më nuk ka qenë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat