Spahiu: Në Shqipëri s’e donin flamurin me shqiponjë, u desh të shkonte Isa Boletini që ta imponojë

Lajme

Spahiu: Në Shqipëri s’e donin flamurin me shqiponjë, u desh të shkonte Isa Boletini që ta imponojë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:20

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë nuk e donin në fillim flamurin me shqiponjën dykrenëshe, sepse populli i Vlorës e konsideronte veten milet osman. Sipas tij, u desh që të shkojë Isa Boletini me luftëtarët e tij e ta imponojë këtë flamur.

Shkrimin e tij të postuar në Facebook, me titullin “A duhet bërë luftë që me e dashtë flamurin e Kosovës?”, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Tani kur po bëhen 103 vite nga kur u ngrit flamuri kombëtar shqiptar në Vlorë, qëndrimi i shqiptarëve të Kosovës ndaj flamurit kombëtar kosovar na kujton qëndrimin refuzues të viteve 1912-1920 që shqiptarët në Tiranë e Vlorë kishin ndaj flamurit kombëtar shqiptar.

Kur patriotët shqiptarë e ngritën në Tiranë flamurin me shqiponjë, më 26 Nëntor 1912, populli i Tiranës u ngrit dhe e dogji sikurse edhe u dogj në Prishtinë flamuri që Ibrahim Rugova propozoi për Flamur Kombëtar të Kosovës.

Kur më 28 Nëntor 1912 patriotët shqiptarë shpallën pavarësinë e Shqipërisë, nuk patën guximin që po atë ditë (siç gënjejnë ca historianë tanë) edhe ta ngritin flamurin me shqiponjë. Në Vlorë nuk kishte ushtri të huaja, por patriotët kishin frikë ta ngrisnin flamurin me shqiponjë nga populli i Vlorës që e konsideronte veten milet osman e nuk donte t'ia dinte së çfarë do të thotë komb shqiptar.

U desh ta prisnin Isa Boletinin më 300 luftëtarët ë tij, për të marrë guxim ta ngisin flamurin me shqiponjë.

Flamuri Kombëtar Shqiptar u bë popullor dhe i dashur tek kur agallarët e Vlorës e vunë në ballë të luftës këtë flamur më 1920 dhe çliruan Vlorën. D.m.th. popullit të Shqipërisë iu deshtën 8 vite për me dashtë flamurin, për me besu që Shqipëria do të mbijetojë.

Kosova po i bënë 8 vite pavarësi, por shqiptarët e Kosovës edhe pse në kohë të satelitëve dhe internetit, edhe pse Kosova përkrahet nga fuqitë më të mëdha botërore, akoma nuk besojnë se shteti i Kosovës do të mbijetojë ,e këtë e shprehin më qëndrimin e tyre ndaj flamurit kombëtar kosovar”, ka shkruar Spahiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat