KUQ e Zi! Dita e bashkimit të shqiptarëve!

Lajme

KUQ e Zi! Dita e bashkimit të shqiptarëve!

Nga: Mimozë Lakna Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:29

Sipas proefsori Jahja Drançolli simbolika e Pavarësisë, dhe vertikalja e pasur e historisë së luftërave të popullit shqiptar, kanë shërbyer dhe shërbejnë sot e gjithë ditën për frymëzim të pashtershëm për luftëra të ashpra kundër armiqve të Pavarësisë.

“Megjithatë, simbolika e Pavarësisë, dhe vertikalja e pasur e historisë së luftërave të popullit shqiptar, kanë shërbyer dhe shërbejnë sot e gjithë ditën për frymëzim të pashtershëm për luftëra të ashpra kundër armiqve të Pavarësisë. Simbolika e Pavarësisë së vitit 1912 ka ardhur në shprehje sidomos gjatë zhbërjes së Jugosllavisë, kur ushtritë çlirimtare të Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Preshevës, kishin artikuluar kërkesat mbi parimet e luftës së popullit shqiptarë për Pavarësi. Si të tilla ato kulmuan me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (2008), e cila aktualisht është duke kërkuar rrugëve paqësore sa më të përshtatshme për tu inkuadruar në asociacione demokratike evropiane. Gjithnjë, të frymëzuar nga simbolika dhe mesazhet e Pavarësisë së 1912-ës, shqiptarët e Republikës së Maqedonisë dhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me mjete paqësore janë duke kërkuar tu rikthehen të drejtat e cunguara nga Fuqitë e Mëdha në periudhën e Shpalljes së Pavarësisë së 1912-ës”, vë në pah profesori Jahja Drançolli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat