Frikë dhe terror me alarme bombash para protestës!

Lajme

Frikë dhe terror me alarme bombash para protestës!

Nga: Arben Sylejmani Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:24

Manifestimi i paqësor zyrtar i paralajmëruar nga partitë opozitare do të filloj, të shtunën në ora 14, në sheshin, “Zahir Pajaziti” për të kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Përfaqësuesit e partive opozitare në një konferencë të përbashkët në selinë e Vetëvendosjes, të premten ka thënë se ky manifestim do të jetë paqësor, dhe i kanë bërë ftesë Policisë së Kosovës për të ndihmuar në mbarëvajtjen e këtij tubimi.
Por, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a do të jenë pjesë deputetët, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli të cilët po kërkohen nga Policia e Kosovës për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Ai ka thënë se ky është një informacion që ai nuk mund ta ndaj me publikun dhe se si i tillë do të mbetet befasi.
Nga ana tjetër, analistët në vend thonë se pjesëmarrja Albin Kurtit në tubim dhe tentimi i Policisë së Kosovës për ta arrestuar atë mund të eskaloj situatën.
Po ashtu analistët kanë frik edhe për mundësin e përfshirjes së grupeve terroriste apo të anëtarëve të shërbimeve sekrete serb, të cilat mund të shkaktojnë ndonjë incident.
Kurse, Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka paralajmëruar për dyshime se në tre lokacione në Prishtinë janë vendosur eksplozivë, por pas ekzaminimeve të para në to nuk është hasur në asnjë mjet të dyshimtë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat