Festa që bën bashkë dhe ngrit peshë shpirtin shqiptarë!

Lajme

Festa që bën bashkë dhe ngrit peshë shpirtin shqiptarë!

Nga: Mimozë Lakna Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:20

Është ngjarja më e lavdishme e historisë së kombit shqiptar. Por më 28 nëntor të vitit 1912 nuk u realizuan të gjitha aspiratat e shqiptarëve. Kongresi i Londrës i mbajtur më 1913, një vit pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, la jashtë kufijve administrative të Shqipërisë shumë toka shqiptare.
Në këtë mënyrë, mbeti në gjysmë projekti Rilindësve të Kombit Shqiptar dhe etërve të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini.

Në çdo kohë festohej, në robëri dhe në paqe

Për publicistin Skënder Zogaj Dita e 28 nëntorit që nga viti 1912 është festë shpirtërore e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë dhe të cilët, në mos paqin guxuar që ta festojnë legalisht, e kanë festuar ilegalisht.
“Ky fakt tregon se 28 nëntori është festë reale pavarësisht nga qëndrimet zyrtare të kujtdoqoftë. Sa i përket Kosovës është për keqardhje që kjo festë nuk është në kalendarin e festave, dhe mendoj se, kjo mungesë është me fajin e vet shqiptarëve, apo më saktë me fajin e disa grupeve rrugaçë të cilët duke djegur flamuj dhe shenja e simbole atdhetare, kanë imponuar vendime të tjera imponuese, siç është flamuri dhe himni aktual i Kosovës, që janë diktuar si variant "emergjent" pra asnjërës, për kapërcimin e situatave të pakëndshme me të cilat është ballafaquar demokracia e brishtë e Kosovës dhe shtet-formimi i saj”, thotë Zogaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat