Me frymëzim Skënderbeun - shqiptarët do të kishin shtetin më të fuqishëm në rajon

Lajme

Me frymëzim Skënderbeun - shqiptarët do të kishin shtetin më të fuqishëm në rajon

Nga: Arben Sylejmani Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:18

Figura e heroit Skënderbeut po konsiderohet edhe si figurë qendrore e festës së 28 nëntorit.
Madje, historiani Shala thotë se pa figurën e Skënderbeut as festa e 29 nëntorit nuk do të kishte kuptim.
“Sa i përket festës së 28 nëntorit, unë do të thoja që kjo datë historike nuk do të kishte kuptim, madje në rastin më ekstrem edhe mund të mos ekzistonte fare si datë e shënuar për shqiptarët, pa Skënderbeun. Kur e themi këtë kemi parasysh faktin se, pikërisht figura e Skënderbeut shërbehu si bosht rreth të cilit u krijua nacionalizmi shqiptare gjatë shekullit XIX”, thotë ai.
Sipas tij, edhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor, si shenje respekti për nëntorin e lavdishëm të vitit 14443.
Edhe profesori universitar, Frashër Demaj thotë se periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është një nga fazat më të rëndësishme, me kuptimplote dhe me rezultative në historinë e popullit shqiptar.
“Ai arriti të krijonte shtetin e kohës në kushte dhe rrethana shumë të disfavorshme duke luftuar kundër fuqisë më të madhe të kohës-Perandorisë Otomane. Kjo perandori kishte mbuluar me turp shume komandante e gjeneralë të perandorive e principatave të ndryshme, por ishte Skënderbeu ai i cili turpëroi sulltanët turq duke ju shkaktuar humbje të njëpasnjëshme dhe duke arritur ta krijonte Shtetin Shqiptar”, thotë Demaj.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat