Të emigroni në Gjermani? Ja ku të shkoni! (Foto)

Lajme

Të emigroni në Gjermani? Ja ku të shkoni! (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:06

Gazeta prestigjioze gjermane, Die Welt, ka publikuar listën e qyteteve me të ardhme më të sigurtë, duke përfshirë disa pika si forcën kërkimore, industrinë e ardhshme dhe kreativitetin e qyteteve.

Interesant se në listën e re të qyteteve nuk janë në krye Berlini, por as qyteti industrial Wolfsburg.
Sipas listës, nga 100 pikë të mundshme, vendin e parë e ka Darmstadti, 65,9 pikë, më pas vijnë Erlangen, Mynheni, Jena, Heidelberg dhe Shtutgarti me nga 65; 60; 58,5; 58,4 dhe 58,1 pikë respektivisht.

Wolfsburgu mban vendin e nëntë me 56,3 pikë një më poshtë se Dresdeni me 56,4 pikë. Ndërsa Aachen dhe Këlni mbajnë vendet e 14 dhe 15, me nga 54,3 dhe 53,8 pikë respektivisht./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat