Grekët përkrah rusëve, djegin flamurin turk dhe amerikan (Video)

Lajme

Grekët përkrah rusëve, djegin flamurin turk dhe amerikan (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:33

Grekët janë solidarizuar me rusët, pas rrëzimit të avionit nga Turqia. Në qendër të Athinës janë mbledhur qindra vetë, duke protestuar kundër Turqisë dhe Amerikës.

Protestuesit i kanë vënë flakën flamurit turk dhe atij amerikan, si dhe kanë kërkuar daljen e Greqisë nga NATO.

Policia ndërkohë s’i ka lejuar protestuesit t’i afrohen ambasadës turke në Athinë dhe as përmendores së pilotëve grekë të rënë gjatë incidenteve ajrore me Turqinë në vitin 1996.

Rrëzimi i avionit rus nga ushtarët turq ka acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Erdogan thotë se Turqia ka të drejtë të mbrojë hapësirën e vet ajrore, ndërsa Putin pretendon se avioni rus ishte në hapësirën ajrore të Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat