Erdogan ironizon rëndë Putinin: Këshillojmë Rusinë të mos luaj me zjarrin

Lajme

Erdogan ironizon rëndë Putinin: Këshillojmë Rusinë të mos luaj me zjarrin

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:28

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar ironikisht Rusinë “që të mos luaj me zjarrin” pas rritjes së tensioneve mes të dyja vendeve.

“[Presidenti rus Vladimir] Putin tha “ata që kanë standarde të dyfishta rreth terrorizmit po luajnë me zjarrin. Unë totalisht pajtohem me të,” tha Erdogani në 27 Nëntor gjatë vizitës së tij në provincën veriore të Bayburt.

“Me të vërtetë, kur mbështesish [Bashar] al- Assadin që ka vrarë 380.000 persona është sikur të luajsh me zjarrin. Të sulmosh rebelët sirianë që kanë legjitimitetin ndërkombëtar për të luftuar ISIS, është njëlloj si të luash me zjarrin. Të sulmosh konvoin me ndihma humanitare në Siri është të luash me zjarrin, por edhe të kundërshtosh dhe të dhunosh hapësirat ajrore të Turqisë, është të luash me zjarrin. Ne sinqerisht këshillojmë Rusinë të mos luajë me zjarrin,” tha ai.

Ai mohoi edhe akuzat e shitblerjes së naftës nga ISIS, duke rikujtuar një dokument amerikan se kjo gjë ndodh mes regjimit sirian, ISIS dhe Rusisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat