Vrau shqiptarin, Forca Italia e Berluskonit kandidon pensionistin

Lajme

Vrau shqiptarin, Forca Italia e Berluskonit kandidon pensionistin

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 16:13

Pensionisti 65-vjeçar i cili vrau një shqiptar, i cili sipas tij kishte hyrë në shtëpi për ta grabitur, ka vendosur të jetë aktiv në politikë.

Partia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, Forca Italia do ta kandidojë Francesco Sicignano si këshilltar në zgjedhjet e ardhshme lokale në Milano.

Sicignano më 20 tetor qëlloi për vdekje në shtëpinë e tij, 22-vjeçarin shqiptar Gjergj Gjoni.

“Kam një respekt të madh për Silvio Berluskonin. Gjatë gjithë jetës sime kam votuar për Lëvizjen Socialiste Italiane, deri sa në zgjedhjet e fundit vota për Forca Italia. Ne punojmë për pronën që është e drejtë e shenjtë për t’u mbrojtur. Kjo nuk do të thotë se çdokush duhet të ketë armë, por ata që dinë sesi t’i menaxhojnë”, u shpreh pensionisti italian.

Në një kohë kur ngjarja ende nuk është zbardhur forcat politike në Itali janë rreshtuar krah pensionistit.
“Ne nuk duam të jemi parti “far ëest”, por duam siguri për të gjithë qytetarët në shtëpitë e tyre që i kanë ndërtuar pas suhmë vitesh sakrifica”, tha Fabio Altitonante, koordinator kombëtar i Forca Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat