Rusia vendos regjimin e vizave me Turqinë

Lajme

Rusia vendos regjimin e vizave me Turqinë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:59

Prej 1 janarit, secili turk duhet të ketë vizë për të udhëtuar në Rusi. Vendimi vjen pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus nga autoritetet turke me pasojë vdekjen e pilotit. Lajmin e bëni të ditur vetë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov në takimin që pati me kolegun sirian, Valid al Mualim.

Pavarësisht se Rusia nuk ka pretenduar të hakmerret ushtarakisht ndaj Turqisë, ajo ka filluar sanksionet ekonomike. Putini nga ana tjetër ka refuzuar të takohet me presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, për ti sqaruar problemet kokë më kokë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat