Flamuri kuqezi pranë kufirit me Maqedoninë

Lajme

Flamuri kuqezi pranë kufirit me Maqedoninë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:17

Pak metra afër kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht në Han të Elezit, Rufki Suma e ka vendosur flamurin kuqezi.
Ai thotë se te pika kufitare është flamuri i Kosovës, por flamurin kombëtar e ka vendosur në shenjë revolte.

Sipas tij, autoritetet maqedonase e kanë vendosur një flamuri të madh në një shtyllë të lartë prej 30 metrash, përderisa ato kosovare në një shtyllë prej 10 metrash e kanë vendosur një flamur të vogël, njofton INA.

“Ideja ka qenë e imja për vendosjen e flamurit kombëtar. Nuk është flamuri i Shqipërisë, por flamuri kombëtar. Flamuri është në territorin e Komunës së Hanit të Elezit dhe jo në pikën kufitare, ndonëse shpesh disa media shkruajnë se kryetari ka vendosur flamurin në pikën kufitare, por aty është flamuri i Kosovës. Mirëpo për dallim nga flamuri i Maqedonisë, i cili qëndron në një shtyllë prej 30 metrash, shteti i Kosovës e ka vendosur një flamur të vogël në një shtyllë prej rreth 10-12 metra. Prandaj, si reagim unë kam vendosur flamurin kombëtar në territorin e Hanit të Elezit, në afërsi të pikës kufitare ku është flamuri i Republikës së Kosovës”, deklaroi Suma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat