Thaçi në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë fton kompanitë gjermane të investojnë në Kosovë (Foto)

Lajme

Thaçi në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë fton kompanitë gjermane të investojnë në Kosovë (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:15

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë në Berlin i ka ftuar afaristët nga Gjermania që të investojnë në Kosovë.

“Sot mora pjesë në Forumin Ekonomik gjermano-kosovarë në Berlin, të cilin e ka organizuar Shoqata Gjermano-Kosovare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Oda Ekonomike e Kosovës. Bashkë me Ministrin Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Müller dhe me sekretaren parlamentare të shtetit, njëherësh Ministre Federale e Punës dhe Çështjeve Sociale, Anette Kramme, para dhjetëra afaristëve gjermanë i trajtuam së bashku mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve tona. Kosova, si shtet i ri në Evropë është vend i mundësive të reja, veçanërisht për investitorë serioz që gjithnjë e më shumë po e rrisin praninë në tregun tonë. Në emër të Kosovës, ftova kompanitë gjermane që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat