Policia apelon për kujdes tek qytetarët

Lajme

Policia apelon për kujdes tek qytetarët

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:45

Me fillimin e sezonit dimëror dhe me borën e parë që ka mbuluar sot Kosovën, Policia e Kosovës, duke iu referuar kushteve atmosferike, ka njoftuar se tani do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme në të gjithë territorin e vendit për ta ngitur nivelin e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Policia nëpërmjet një komunikate thotë se duke ditur se gjatë sezonit të dimrit për shkak të kushteve atmosferike, te reshurave te bores dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në të gjitha akset rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

“Policia vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve dhe pjesemarresve ne trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese ndaj gjithë shkelësve të ligjit.Sa i përket gjendjes së rrugëve, të gjitha rrugët konsiderohen të kalueshme, por disa rrugë në vise malore si rruga Pejë-Kullë dhe ajo në drejtim të pikës kufitare Mutivode, konsiderohen te kalueshme por pjeserisht te veshtiresuara per qarkullim”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat