Policia: Të gjitha alarmet për bombë në Prishtinë, ishin të rrejshëm

Lajme

Policia: Të gjitha alarmet për bombë në Prishtinë, ishin të rrejshëm

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:40

(E plotesuar) Policia e Kosovës konfirmon se sot gjatë ditës kanë pranuar disa telefonata të cilat kanë treguar për vendndodhjen e mjeteve të dyshuara, të cilat sipas telefonuesve anonim janë cilësuar si bomba.

Të gjitha këto telefonata del të jenë bërë rrejshëm, dhe për fat të mirë të mos ketë pasur asnjë rrezik të vërtet. Megjithatë Policia e Kosovës ka qenë në krye të detyrës, duke ju përgjigjur të gjitha pikave që dyshohej se mund të ishin të rrezikuara nga mjete të dyshimta.

Policia e Kosovës i konfirmon KosovaPress-it se procedura hetimore ndaj telefonatave të dyshimta vec se ka filluar.

Prishtina alarmohet nga thirrjet anonime për bombë në tre lokacione

Policia e Kosovës sapo i konfirmoi KosovaPress-it se ka marrë një informatë e cila i ka paralajmëruar se në tre lokacione në Prishtinë janë vendosur eksplozivë.

“Kemi marr një informatë nga një person përmes telefonit se në tri lokacione, saktësisht tek qendra tregtare në Dardani, në Veternik dhe në lagjen e Spitalit, ndodhen të vendosura bomba”, i tha KosovaPress-it, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.

Sipas saj, ekipet e nevojshme policore janë duke i ekzaminuar të gjitha lokacionet dhe deri në këto momente nuk kanë hasur në ndonjë mjet të dyshimtë..

Ahmeti i tha KosovaPressit, se pas ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe nëse nuk gjendet asgjë, ndaj personit që ka lajmëruar në polici do të hapet rasti lajmërim i rrejshëm.
Ndërkohë më herët gjatë ditës u paralajmërua edhe se një mjet i dyshimtë ishte gjetur para Ambasadës së Shqipërisë në Pejton

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat