Jahjaga: FSK shumë shpejt do të jetë Forcë e Armatosur (Foto + Video)

Lajme

Jahjaga: FSK shumë shpejt do të jetë Forcë e Armatosur (Foto + Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:17

Forca e Sigurisë së Kosovës për nderë të “Ditës së Forcës”, ka hapur dyert për gjithë qytetarët, të cilët nga afër i vizituan repartet e FSK-së, ku panë jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës.

Për nder të ‘Ditës së Forcës”, presidentja e vendit, Atifete Jahjagaka vizituar Kazermën ”Adem Jashari”, të Forcës së Sigurisë, ku tha se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës.

dhe përveç kësaj ajo tha se shuam shpejtë Kosova do të hy edhe në marrëveshje speciale me NATO-n.

Jahjaga: Shumë shpejtë transformimi i FSK-së

“Tani më vetëm se ka përfunduar procesi i rishqyrtimit të sektorit të sigurisë, dhe Forca e Sigurisë së Kosovës edhe nga ajo që e pamë sot dhe nivelit të gatishmërisë dhe përgatitjes së tyre profesionale por edhe nga aspekti i pajisjeve të tyre, tregon gatishmërinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe ne jemi në proces e sipërm të transformimit të mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shumë shpejtë Kosova do të hy edhe në marrëveshje speciale e dhe me NATO-n për transformimin e mëtutjeshëm të kësaj force”, tha Jahjaga.

E para e vendit ka uruar gjithë qytetarët e Kosovë për “Ditën e Forcës”. Veç qytetarëve ajo uroi vajzat edhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës për avancimin dhe të arriturat e tyre profesionale.

Jajhaga: Kjo çfarë ne po shohim na bënë krenar për FSK-në

“Ne së bashku edhe me qytetarët sot patëm rastin që të shohim për së afërmi punën dhe aktivitetet e përditshme me të cilat merret Forcat e Sigurisë së Kosovës. Shfrytëzoj rastin që së pari t’i uroj qytetarët e Republikës së Kosovës, gjeneralin dhe ministrin por edhe gjithë këta djem edhe vajza të Forcës së Sigurisë së Kosovës për ditën e tyre, për avancimin dhe profesionalizimin e tyre të vazhdueshme dhe për të gjitha të arriturat që ata kanë pasur deri më tani. Dheështë pikërisht kjo çfarë nevepo shohim sot që na bënë krenar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhepër rrugën e tyre të mëtutjeshme të transformit të mëtutjeshëm në Forcat e Armatosura të Kosovës”,, tha ajo.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se FKS është duke u përgatitur dhe është në gjendje gatishmërie që të bëhet transformimi i FSK-së në FAK.

Demolli: Në gjendje gatishmërie, me të vetmin qëllim transformimin e FSK-së në FAK

“Me rastin e ditës së forcës së Sigurisë së Kosovës ne si ministri kemi vendosur që të jetë kjo ditë e hapur për të gjithë qytetarët. Kemi ftuar edhe personelin diplomatik i cili gjendet në Kosovë, së bashku me ne është edhe Presidentja dhe një numër i madh i madh i personave të lartëtë vendit tonë...kjo tregon gjendjen tonë të gatishmërisë gjendjen tonë të cilën jemi duke u përgatitur me qëllim të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, tha Demolli.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama në “Ditën e Forcës”, tha se ky vit FSK-në e ka gjetur shumë më të ngritur, si në kuptimin profesional, ashtu edhe në kuptimin e pajisjeve.

Rama: Ky vit FSK-në e gjen më të ngritur

“Vetë prezenca e zonjës presidente por edhe ministrit dhe gjithë akterëve të tjerë neve na e shton atë kurajën, motivin që ne të ardhmen të punojmë edhe më shumë që në të ardhmen t’i dalim në ndihmë qytetarëve pa dallime. Jam i sigurt që FSK-në ky vit , ky përvjetor po e gjen shumë më të ngritur dhe në kuptimin profesional por edhe në kuptimin e pajisjes,dhe ne do të vazhdojmë që gjithë këtë angazhim që e kemi këtu të jemi të gatshëm që t’i dalim në ndihmë qytetarëve të Kosovës pa dallim e në çfarë do rrethana”, tha Rama.

Aktivitetet qendrore u zhvilluan në Kazermën “Adem Jashari’’ në Prishtinë, ku vizitorët patën mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Vizitë në këtë kazermë ka bërë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connelli, i cili tha për KosovaPress se Forcat e Sigurisë së Kosovës, japin një shembull të mirë jo vetëm për veten por edhe për të gjithë Kosovën, se nëse ka vullnet, e punë të palodhshme mund të krijohet diçka shumë e vlefshme që do të jetë në funksion të qytetarëve.

Ai theksoi që FSK është institucioni më i vlefshëm i Kosovës.

O'Connelli: FSK shembulli më i mirë

“Është shuam e rëndësishme të tregoj, është kënaqësi për ne, si qeveri e Britanisë të Madhe të bashkëpunojmë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sepse ata jap[in një shembull jo vetëm për vetë por për gjithë Kosovën, se nëse ka vullnet, nëse ka punë të palodhshme mund të krijojë diçka shumë të vlefshme që ofron shërbime qytetarëve...Tash për tash unë do të theksoj që ky institucion është shuam i vlefshëm për Kosovës”, tha ambasadori O’Connell.

Përveç në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, Forca e Sigurisë së Kosovës”, për nder të “Ditës së Forcës” ka hapur dyert e Kazermave të FSK-së edhe në Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat