Faton Topalli merr një mesazh prekës nga nëna e dy fëmijëve

Lajme

Faton Topalli merr një mesazh prekës nga nëna e dy fëmijëve

Nga: M.L. Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:51

Në adresë të Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka ardhur një mesazh prekës. Një nënë e dy fëmijëve, ia konfirmon atij pjesëmarrjen në manifestimin e 28 nëntorit bashkë me familjen e saj.

Kështu të paktën, ka shkruar Deputeti Topalli, në një postim në Facebook

Me 28 nëntor nuk na ndal as bora, as të ftohtit!

“Jam nënë e dy fëmijëve. Ne mezi sigurojmë bukën e gojës. Unë dal nesër në Prishtinë jo për ju, jo për opozitën, por për fëmijët e mi që sot mezi i ushqej, mezi ju blej rroba të përdorura, mezi i qoj në shkollë dhe mezi i mbaj të shëndetshëm. Me 28 nëntor nuk më ndal as Bora as të ftohtit. Unë burri im dhe fëmijët e mi do të jemi aty.”
Nuk mund të mos e pranoj se për një çast pata një moment dobësie kur morra këtë mesazh të një nëne të lodhur në shpirt me hallet e jetës, por në të njëjtën kohë e ndjeva veten krenar për një qytetare të varfër pa fajin e sajë, por të pasur në shpirt, të vetëdijshme për obligimin qytetar dhe për besimin që mban në vete për ta bërë ndryshimin. Ky është vetëm një, vërtet një nga jashtëzakonisht shumë mesazhe personale që kam marr ditëve të fundit dhe sot pa ndërprerë që nga orët e para të mëngjesit. Unë i falënderoj të gjithë ata që më shkruan, që shprehën gatishmëri për të ardhur nesër në Prishtinë dhe që përkrahën në forma të ndryshme pjesëmarrjen në festën e 28 nëntorit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat