Ja kush janë njerëzit më të pasur të Zvicrës

Lajme

Ja kush janë njerëzit më të pasur të Zvicrës

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:31

Top dhjetëshi i më të pasurve disponojnë 180 miliardë franka, ndërsa si më të pasurit janë djemtë e themeluesit të IKEA, Ingvar Kamprad, që mbajnë vendin e parë thuajse katër dekada me radhë.

Edhe pse suedezë, ata janë rezidentë në Zvicër, kjo për arsye të taksave më të ulta, këtë vit për herë të parë Ingvar Kamprad ka regjistruar kompaninë në vendlindje.

Vendin e dytë e mban Jorge Lemann, kreu i birrës AB InBev, i cili ka 30 miliardë franka. Më pas vijnë Andreģ Hoffmann (57) 25 miliardë franka, familja Brenninkmeijer 16-17 miliardė , familja Bertarelli 12-13 miliardë franka, Geģrard Wertheimer (65) me 11-12 miliardë franka.

“Njerëzit më të pasur pasurohen më tepër – por më ngadalë,” shkruan Blick.ch, përcjell Bota sot.
Para një viti, 300 më të pasurit e Zvicrës shtuan pasurinë e përbashkët për 25 miliardė franka, ndërsa sivjet vetëm për 6 miliardë franka që është rreth 1% më tepër. Kjo për shkak të rënieve nëpër bursat ndërkombëtare të aksioneve.

Në planin global, çdo i katërmbëdhjeti miliarder në botë, vjen nga Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat