Bie bora e parë në gjithë territorin e Kosovës

Lajme

Bie bora e parë në gjithë territorin e Kosovës

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 07:26

Reshjet e borës kanë filluar mbrëmë rrethorës 12:00 në gjithë territorin e Kosovës. Kjo është edhe bora e parë në viset e ulëta.

Menjëherë në rrugën Prishtinë-Pejë, kompanitë kanë filluar mirëmbajtjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për qarkullim të automjeteve.

Në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës thonë se masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme.

“Këto vranësira do të shoqërohen me reshje bore në vise malore dhe në viset e ulëta. Reshjet do të vazhdojnë edhe pjesën e parë të ditës së shtunë. Temperaturat minimale nesër do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë shtresës së ulët të troposferës”, thuhet në një njoftim të institutit.

Gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, të dielën ka mundësi të ketë in tervale të shkurta me diell, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

ga dita e hënë pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale, derisa minimalet do të jenë më të ulëta se kjo javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat