FSK sot i hap dyert për qytetarët

Lajme

FSK sot i hap dyert për qytetarët

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 06:59

​Forca e Sigurisë së Kosovës, për nderë të “ Ditës së Forcës”, organizon ditën e hapur, ku qytetarët mund t’i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve tëRepublikës së Kosovës.

Për këtë FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për t’i pritur ata në gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, nga ora 10:00 derinë ora 13:00.

“Vizita e personaliteteve të larta vendore dhe ndërkombëtare bëhet në kazermën Adem Jashari’’ në Prishtinë, në ora 11:00. Aktivitetet qendrore do të zhvillohet në Kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat