“Tornadot” gjermane kanë bombarduar edhe në Luftën e Kosovës, 1999 (Foto)

Lajme

“Tornadot” gjermane kanë bombarduar edhe në Luftën e Kosovës, 1999 (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 00:43

Lajmi kryesor që u theksua nga të gjitha mediat ndërkombëtare, ishte vendimi i Gjermanisë për të luftuar ushtarakisht Shtetin Islamik, kjo me anë të aeroplanëve të saj “Tornado”. Vendimi u mor të Enjten, 26.11.2015, ndërsa prej sot pritet të futet në zbatim.

Por çfarë cilësie kanë aeroplanët “Tornado”?

Në gjithë botën gjithsej janë 977 të tillë, ndërsa shtetet që e kanë në pronësi janë Gjermania (njëherësh edhe prodhuesja), Britania e Madhe, Italia dhe Arabia Saudite.

Ajo është e gjatë 16,72 deri 18,68 metra dhe e gjëra 8.58 deri në 13.91 metra. Ka lartësi 5,95 metra, ndërsa sipërfaqe 26.6 metra katrorë. Mund të mbajë deri në 1050 kilogram për metër katrorë, ndërsa aeroplani i pangarkuar peshon 14,501 kilogramë (po aq edhe mund të ngarkohet).

Mund të shkojë në lartësi deri në 17.070 metër dhe të arrijë shpejtësi 2.414 km/h( 2.2 herë më e shpejtë se zëri).

Në cilat misione ka marrë pjesë?

Në vitin 1995-1996, Tornadot gjermane kanë vëzhguar transportet detare në bregdetin kroat.

Nga viti 1996-2004 Tornadot ishin pjesë e misionit të Paqes së Dejtonit në Bosnjë.

Në vitin 1999 "Tornadot" nuk kanë qenë thjesht si vëzhguese, por edhe në detyrë duke bombarduar forcat serbe në Serbi e Kosovë.

Në vitet 2007-2010 shumë “Tornado” ishin të stacionuar në Afganistan, konkretisht në Masar i Sherif, në kuadër të mbështetjes së NATO-s kundër talebanëve.

Tani me intensitet më të madh, ato aktivizohen për luftë në kuadër të aleancës ndërkombëtare kundër ISIS në Siri dhe Irak./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat