Ambasadori italian: Mospajtimet të zgjidhen (Video)

Lajme

Ambasadori italian: Mospajtimet të zgjidhen (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 00:16

Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i matur karshi zhvillimeve të fundit në Kuvend, në mënyrë që sa më pak të ndikojë në dinamikat e brendshme parlamentare të Kosovës.

Kështu vlerëson Andreas Ferrarese, ambasador i Italisë në Kosovë.

Ai kërkon që kapërcimi i krizës të bëhet nga vet përfaqësuesit e partive politike, duke kërkuar dialog pozitë- opozitë.

Ai e konsideron si të papranueshme përdorimin e dhunës si mjet politik, duke aluduar në përdorimin e gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës në Kuvend.

Por Ferrarese mendon se të gjitha mospajtimet duhet të zgjidhen nga vet ata.

Edhe përkundër zhvillimeve në vend ai shprehet i bindur se liberalizimi i vizave do të ndodh vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat