Nënkryetari i H.Elezit: Nafta mund të ketë rrjedhur nga rezervuarët e ish ushtrisë jugosllave

Lajme

Nënkryetari i H.Elezit: Nafta mund të ketë rrjedhur nga rezervuarët e ish ushtrisë jugosllave

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:31

Ditë më parë, gjatë hapjes së një pusi në shkollën fillore “Dardania” në komunën e Hanit të Elezit bashkë me ujin doli edhe naftë.

Por, për banorët dhe vetë komunarët kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme. Të paktën kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit, Menduh Vlashi në një prononcim për Klan Kosovën.

Vlashi ka thënë se kjo lidhet me rezervat që dikur sistemi i Jugosllavisë i ka pas në këtë anë.
“Është e vërtetë që ka dalë përzije e ujit me naftë. Për qytetarët dhe komunarët e Hanit të Elezit ky nuk ka qenë lajmë. Në rrethinën ku ka dalë uji i përzier me naftë ekzistojnë pesë bazene me rezervarë të naftës të ish armatës Jugosllave dhe me kohë ka rrjedh dhe është ndotë toka. Nuk besoj që është ndonjë burim i naftës”, ka thënë Vlushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat