Ramadani thotë se asnjë shtet nuk është i paprekshëm nga terrorizmi

Lajme

Ramadani thotë se asnjë shtet nuk është i paprekshëm nga terrorizmi

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:03

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani e ka cilësuar si sfidë terrorizmin dhe se rrugëdalja e shteteve është bashkëpunimi.
“Mendoj që në sigurinë bashkëkohore, me efektet anësore, apo mjetet anësore që përdorin organizatat terroriste, që janë produkte të globalizmit, janë sfidë. Asnjë shtet pavarësisht çfarëdo fuqie ka nuk është i paprekshëm. Shtetet sado të forta janë nuk kanë rrugë tjetër përveç bashkëpunimit. Përgjegjësinë për qytetarët e vet e ka shteti, jo aleanca apo koalicioni. Kjo ndërlidhet shumë edhe me Ballkanin”, ka thënë Ramadani në KK.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shtjelluar teoritë e Francis Fukuyama për shtetet e brishta, ku ka bërë një ndërlidhje të rrezikut dhe rikthimit të SHBA’së në Ballkan.

“Një nga konceptet që po merr hapësirë është ajo e Fukuyamas që thotë shtetet e brishta i shkaktojnë krizat ndërkombëtare. Tash këto shtete janë bërë strehë e njerëzve që potencialisht mund të anëtarësohen në organizata terroriste. Kjo ka bërë që SHBA’ja të kthehet në Ballkan. Kemi një tendencë të ripërsëritur në historinë e njerëzimit për të vendosur ekuilibra në rendin botëror,” ka shtuar Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat