Tensionet Turqi-Rusi, 10 faktet që njohim deri tani dhe duhet t’i dini (Video)

Lajme

Tensionet Turqi-Rusi, 10 faktet që njohim deri tani dhe duhet t’i dini (Video)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:06

Një avion bombardues rus SU-24M u qëllua dhe rrëzua në Siri nga forcat ajrore turke të martën (24 nëntor). Moska dhe Ankaraja kanë dhënë versione të ndryshme të asaj që ndodhi, dhe rrethana e incidentit janë ende nën hetim. Ne po ju sjellim 10 faktet që dihen deri tani në lidhje me rrëzimin e avionit rus nga Turqia të ndodhur më 24 nëntor si dhe një video ku demonstrohet në 3 D si avionët turq sulmuan njërin prej avionëve rus

1 – Avioni rus u rrëzua ditën e martë në 9.30 me orën lokale

“Sot në orën 9.30 një avion rus, që kishte si mision luftën kundër terrorizmit u qëllua nga forcat ajrore turke,” shkruajti Ministri rus i Mbrojtjes në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ministri shtoi se e sheh këtë si një “akt aspak miqësor”.

2 – Avioni u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga rebelët në Siri

Avioni rus u rrrëzua në territorin sirian që kontrollohet nga rebelët. Afro 2 mijë rebelë besohet se po luftojntë forcat e Presidentit sirian Basha Al-Assad, si pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane.

3 – Një pilot u shpëtua, tjetri u vra

Piloti Konstantin Murakhtin arriti t’i mbijetonte incidentit. Ai u shpëtua nga forcat speciale ruse pas një operacioni 12-orësh. Ndërsa kapiteni Sergey Rumyantsev, që gjithashtu arriti t’i shpëtonte sulmit ajror pasi u lëshua me parashutë, u vra me armë zjarri.

4 – Rebelët thanë se e vranë pilotin gjatë kohës që ishte në ajër me parashutë

Një zv/komandant i rebelëve në Siri konfirmoi se i kishin qëlluar dhe vrarë të dy pilotët ndërkohë që ishin me parashutë në ajër. Pavarësisht deklaratave të tyre, piloti Konstntin Murakhtin u shpëtua. Një video e postuar online tregoi pilotin rus të shtrirë në tokë dhe një grup njerëzish që thërrisnin “Allahu Ekber”.

5 – Turqia tha se avioni rus shkeli hapësirën e saj ajrore, u bënë 10 paralajmërime

Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, Turqia pretendon se i ka dërguar dy avionëve rusë të paktën 10 paralajmërime në 5 minuta përpara se një nga raketat e avionit ushtarak turk F-16 të godiste një prej avionëve rusë. Në letër thuhej se avionët, kombësia e të cilëve nuk dihej, kishte shkelur hapësirën ajrore turke në afërsi të provincës Hatay.

“Pas sulmit, një prej avionëve rusë u largua nga hapësira ajrore turke. Avioni i dytë u qëllua ndërkohë që ishte akoma në hapësirën ajrore turke nga avionët turq F-16 që patrullojnë zonën. Avioni i dytë u rrëzua në anën siriane në kufi me Turqinë”, shkruhej në letrën drejtuar Kombeve të Bashkuara.

Në deklaratat e bëra pas incidentit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj: “Turqia nuk do që incidenti të përshkallëzohet. Turqia vetëm mbrojti kufijtë dhe të drejtat e saj”.

6 – Piloti i mbijetuar rus tha se nuk e kishin shkelur hapësirën ajrore turke, nuk morëm paralajmërime

Sipas Ankarasë, avioni rus u godit në hapësirën ajrore turke pasi avioni rus nuk iu përgjigj paralajmërimeve të bëra nga Turqia. Megjithatë, piloti i shpëtuar Konstantin Murakhtin insiston se avioni i tij nuk e kaloi hapësirën ajrore turke, dhe tha se në radio nuk iu dha asnjë paralajmërim përpara se të goditeshin.

“Është e pamundur që ne të kemi shkelur hapësirën ajrore turke qoftë edhe për 1 sekondë të vetëm,” tha Konstantin Murakthin për RT. “Ne po fluturonim në një lartësi prej 6 mijë metrash me një mot krejtësisht të pastër, kështu që e kisha në kontroll total avionin”.

7 – Turqia akuzohet se ka dhunuar sovranitetin e Sirisë

Rusia nga ana tjetër thotë, se ishte vetë avioni turk F-16 që gjëmoi avionin rus SU-24 duke dhunuar hapërsirën ajrore siriane. Ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem gjithashtu tha se incidenti tregoi se presidenti turk Erdogan dhe qeveria e tij “po ndihmojnë terroristët në Siri”, duke shtuar se “Turqia dhunoi sovranitetin e Sirisë duke sulmuar në hapësirën e saj ajrore”.

“Përpjekja për të shkatërruar forcat e ISIS dhe grupet e tjera terroriste nuk i pëlqen Turqisë prandaj ata dhunojnë sovranitetin e Sirisë,” tha Muallem.

8 – Turqia thirri menjëherë aleatët e NATO-s

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, lëvizja e parë e Turqisë pas incidentit ishte thirrja e aleatëve të NATO-s ndërkohë që refuzonte kërkesat e Rusisë për komunikim. Aleanca mbështeti Turqinë.

“Ne jemi në solidaritet të plotë me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë të NATO-s, Turqisë,” tha Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një takimi emergjent.

9 – Rusia dyshon në një provokim të planifikuar

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrovse rrëzimi i avionit rus duket një provokim i paramenduar.

“Ne kemi dyshime serioze se ky akt nuk ka qenë aspak pa qëllim. Duket plotësisht i provokuar,” tha Lavrov.

10 – Rusia do të intensifikojë kontrollet mbi produktet ushqimore turke

Rusia do të forcojë kontrollin e saj mbi furnizimet ushqimore që vijnë nga Turqia , tha Ministri i Agrikulturës ditën e sotme.

Do të bëhen kontrolle shtesë të produkteve. Këto masa janë marrë për shkak të shkeljeve të përsëritura të standarteve ruse nga prodhuesit turq, tha ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat