Belbëzimet e qeverisë!

Lajme

Belbëzimet e qeverisë!

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:01

Profesori universitar Ibrahim Berisha, i cili ligjëron edhe lëndën Sociologjia e komunikimit masiv, duke komentuar mbi ngjarjet e fundit të zhvilluara në vend, ka ironizuar me veprimet qeveritare, përkatësisht me kumtesat dhe thirrjet e qeverisë për qytetarët, për të mos qenë pjesë e tubimeve për shkaqe sigurie.

Profesori Berisha, në rrjetin social facebook, në faqen e tij i ka bërë këto komentime, më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Belbzimet e qeverisë!

Kumtesat dhe mesazhet që dha qeveria e Kosovës këto ditë për të frikësuar qytetarët që ata të ikin nga Prishtina, për t’ mos qenë të shtunën në shesh dhe aq më finkoshëm doli, për t’ mos qenë në manifestim, tregojnë për mungesat e dukshme demokratike të saj. Qeveria përdori kot blebëzime të ”terrorit psikologjik” për të paqësuar qytetarët. (Jo tubime në stacione, jo tubime në pabe, jo grumbullime...rrezik, rrezik gjithkund!)

Qytetarët kanë të drejtë të festojnë, të protestojnë, të mos festojnë, të mos protesojnë, të bëjnë atë që tregon se janë të lirë dhe të vlerësojnë të drejtën që u përket, por edhe të përkujtojnë se qeveria duhet të respektojë detyrimet që ka ndaj lirisë së tyre./ R. Emini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat