Serbia vazhdojnë lojën me gërmimet për të pagjeturit

Lajme

Serbia vazhdojnë lojën me gërmimet për të pagjeturit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:41

Fillimi i gërmimeve në Kizhevak të Rashkës nga pala serbe pa e informuar palën shqiptare, ka shkaktuar pakënaqësi te familjet e të pagjeturve dhe përfaqësuesit e tyre. Ata thanë se pala serbe në vazhdimësi po luan me ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve.

Bajram Qerkini nga shoqata “Zëri i Prindërve” tha se janë lodhur nga kjo lojë e Serbisë dhe kërkoi presion ndërkombëtar për bashkëpunim edhe me palën shqiptare.

Kryetari i komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj tha se informatën e kanë marr në mënyrë indirekte se ka filluar gërmimi vlerësues në një lokacion të ri.

Gjetaj shtoi se gërmimet në rajonin e Rashkës ende nuk kanë përfunduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat