Dita e flamurit – Fryma e Shqipërisë Etnike!

Lajme

Dita e flamurit – Fryma e Shqipërisë Etnike!

Nga: Mimozë Lakna Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:13

28 nëntori është data më e rëndësishme për identitetin e Kombit shqiptar. Kjo datë shpërfaqë krenarinë dhe njëkohësisht dashurinë e shqiptarëve ndaj atdheut.
Sivjet Shqiptarët kremtojnë 103 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Identiteti autokton dhe më i lashti në Ballkan ka hyrë në shekullin e dytë të të qenurit shtet në vete.
Ndonëse në Kosovë nuk është e përcaktuar si festë zyrtare, qytetarët megjithatë e kremtojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Fryma e shenjtë e flamurit

Prishtina tashmë ka nisur festën. Sheshet kryesore të Kryeqytetit të Kosovës janë stolisur me flamuj kombëtar, çdo gjë frymon KuqeZi. 28 Nëntori është ndër të paktat festa që i bashkojnë shqiptarët, dhe ua përkujtojnë atyre që janë një.
Për historianin Jahja Drançolli, janë tri ngjarje të cilat kanë kuptim të shenjtë në historinë e popullit shqiptar. Padyshim se në mesin e tyre bënë pjesë edhe 28 nëntori i vitit 1912.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat