Kryeministri Mustafa nën presionin e prapaskenave të Veselit dhe Thaçit

Lajme

Kryeministri Mustafa nën presionin e prapaskenave të Veselit dhe Thaçit

Nga: Mimozë Lakna Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:26

Pavarësisht se subjektet politike opozitare kanë paralajmëruar se manifestimi i 28 Nëntorit, do të jetë tërësisht paqësor, një gjë e tillë nuk po duket të jetë fort e besueshme për zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.
Në një intervistë për DW, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, duke folur për rëndësinë e festës kombëtare të 28 nëntorit, ka thënë se thirrjet e opozitës, për protestë janë ogurzeza për Kosovën.

Personifikohen me Veselin

Nga ana tjetër, aktivistët e subjekteve politike opozitare, po vazhdojnë me përgatitjet e tyre, që më 28 nëntor të jenë të mobilizuar për protestë. Ata po përgatisin pankarta me moton “Për Republikën”, duke i ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në manifestimin e organizuar nga opozita.
Analisti Nehat Hyseni, shpreson se më 28 nëntor do të ndodhë skenari i 27 janarit 2015, kur nuk pati eksese, pas 24 janarit të dhunshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat