Zgjedhja e Veselit me dosje kriminale në krye të Kuvendit! Komprometim

Lajme

Zgjedhja e Veselit me dosje kriminale në krye të Kuvendit! Komprometim

Nga: Arben Sylejmani Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:23

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj vazhdon me qëndrimin e tij se LDK-ja nuk do të duhej të bënte koalicion me PDK-në, pasi që sipas tij, ky subjekt politik është i lidhur drejtpërdrejt me shumicën e strukturave të krimit të organizuar në vend.
Ai po ashtu thotë se zgjedhja e Kadri Veselit kryetar i Kuvendit ishte gabim i madh dhe komprometim i këtij institucioni para ndërkombëtarëve.
Në një intervistë për “Bota sot”, Salihaj flet edhe për krizën politike në vend dhe kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese.

“Bota sot”: Si i konsideroni qëndrimet e palëvizshme mes së pushtetit dhe opozitës lidhur me katër marrëveshjeve në Bruksel dhe atë për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, dhe a mendoni se duhet një reflektim nga të dyja palët?

Adem Salihaj: Qëndrimet e ngurta dhe të barrikaduara nuk çojnë askund. Asnjëherë nuk është zgjidhur ndonjë problem pa biseda dhe pa kompromise. Këtë e kam potencuar sa e sa herë. Nuk guxon të destabilizohet shteti për inatet e askujt. Kjo është një politikë plotësisht e gabueshme. Të dy marrëveshjet që po refuzohen nga opozita mund të rishikohen dhe rinegocionohen, po qe se konstatohet se ato janë në dëm të interesave të Kosovës. Por, se a janë të dëmshme apo jo, kjo duhet të arrihet përmes debateve dhe analizave të thella.
Duhet theksuar faktin se opozita deri më tash nuk ka ofruar asnjë argument bindës lidhur me gabimet eventuale në Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi. Liderë opozitarë kanë dalur me blegtorë nëpër kodra dhe kanë deklaruar se ku ka qenë kufiri. Por, kur është fjala për një marrëveshje në mes dy shteteve, kjo nuk është aspak e mjaftueshme. Në kohën e sotme, kur ekzistojnë shumë harta e materiale të shkruara, deklarimet e tilla nuk merren fare parasysh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat