Thaçi uron sekretarin e shtetit Kerry dhe popullin amerikan për Ditën e Falënderimeve

Lajme

Thaçi uron sekretarin e shtetit Kerry dhe popullin amerikan për Ditën e Falënderimeve

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:10

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, me rastin e Ditës së Falënderimeve.

"Me rastin e Ditës së Falënderimeve shfrytëzoj rastin për të shprehur konsideratën më të lartë për popullin dhe qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si vend i vlerave të lirisë, demokracisë dhe vend i ndikimit global pēr mbrojtjen, krijimin dhe ruajtjen e paqes", ka shkruar në urimin e tij zëvendëskryeministri Thaçi.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka përcjellë urimet më të mira për popullin amerikan, për prosperitetin e pareshtur dhe ardhmërinë e lumtur të tij në këtë ditë feste. Ai ka shprehur falënderimin e thellë për kontributin e madh dhe historik të SHBA-së për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat