Opozita vazhdo t’i thërras qytetarët për manifestimin e 28 Nëntorit (Foto)

Lajme

Opozita vazhdo t’i thërras qytetarët për manifestimin e 28 Nëntorit (Foto)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:57

(E plotësuar)-Në vazhdën e aktiviteteve për festën e 28 Nëntorit, opozita në ndërtesën e hotel Grandit ka vendosur një flamur me mbishkrimin “28 Nëntor manifestojmë për Republikën, kundër ‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Përfaqësuesit e tri partive opozitare i kanë bërë ftesë qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit paqësorë siç thonë ata më 28 Nëntor për t’i kundërshtuar këto marrëveshje të cilat janë të dëmshëm për vendin.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se aksioni i sotëm shërben si ftesë për qytetarët e Kosovës, që në mënyrë paqësore më 28 Nëntor, të dalin dhe t’i kundërshtojnë marrëveshjet, si dhe të festohet për festën kombëtare.

Çaushi: Ftojmë qytetarët t’i bashkohet manifestimit për kundërshtimin e marrëveshjeve

“Aksioni i sotëm shërben si një ftesë për të gjithë qytetarët e Kosovës që në mënyrën më paqësore, më dinjitoze dhe madhështore më datë 28 Nëntor, në ora 14:00, në Sheshin “Zahir Pajaziti”, së bashku të manifestojmë kundërshtimin tonë nda j këtyre dy marrëveshjeve dhe të festojmë festën më kuptim plotë kombëtar’, ka thënë Çaushi.

Në manifestimin e 28 Nëntorit, bëhet ftesë për të gjithë qytetarët pa dallim partie.

Xhevat Bislimi, nga Nisma për Kosovën, tha se opozita e bashkuar në mënyrë të civilizuar dhe paqësore do të manifestojë dhe do të shpreh kundërshtimin e vendosur të tyre kundër marrëveshjes së Asociacionit të komunave serbe, si dhe demarkacionit me Malin e Zi, të cilat sipas tij janë kërcënuese dhe të dëmshme për lirinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Bislimi: Qytetarët t’i bashkohen manifestimit të 28 Nëntor

“Opozita e bashkuar pikërisht në këtë datë të shënuar për mbarë kombin tonë, ka paraparë dhe do të organizojnë një manifestim në të cilën shqiptarët pa dallim partie, pa dallim feje, pa dallim krahine do të dalin këtu në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe tëmanifestojmë në mënyrën më të civilizuar të mundshme, në mënyrën më paqësore të mundshme do të manifestojmë dhe do të shprehim kundërshtimin e tyre të vendosur kundër dy marrëveshjeve tepër të dëmshme edhe kërcënuese për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, sot dhe nesër”, tha Bislimi.

Bislimi tha se të gjithë shqiptarët të bashkohen për t’i thënë jo marrëveshjeve të arritura dhe në këtë mënyrë t’i japin porosi miqve dhe armiqve, që këto marrëveshje nuk do të kalojnë në Kosovë dhe do ta mbrojmë Republikën tonë pa dallime partie.

Edhe Fitim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar qytetarët që më 28 Nëntor t’i bashkohen manifestimit të opozitës.

Selimi tha se zëri i opozitës është edhe zëri i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët e kundërshtojnà « marrëveshjet që po bëhen në dëm të Kosovës.

Selimi: Një hap i cili para pengon zhvillimet negative në ndërtimin e vendit

“Zëri jonë është një zë, i tri subjekteve opozitare, ne konsiderojmë që ky është një zë i gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët në zemrën e tyre e kanë kundërshtimin për të gjitha aktet, gjitha marrëveshjet që bëhen në dëm...Ne si subjekte politike opozitare jemi përcaktuar që t’i thërrasim qytetarët tonë pikërisht në 28 Nëntor që bashkërisht të manifestojmë kundërshtimin tonë kundër marrëveshjeve të dëmshme që dalin nga krye qeveritarët tonë dhe në këtë mënyrë ne të arrijmë të bëjmë një hap apo një veprim i cili para pengon zhvillimet negative në drejtim të ndërtim të vendit”, tha Selimi.

Partitë opozitare edhe dje kanë vendosu r para Qeverisë së Kosovës, shkronja të mëdha me shkrim “Për Republikën”, për të cilën u tha se kjo ka të vetmin qëllim, mbrojtjen e shtetit të Kosovës./

Opozita vendos flamurin me mbishkrim te Grandi

Opozita në vazhdën e aktiviteteve për festën e 28 Nëntorit, në ndërtesën e hotel Grandit ka vendosur një flamur me mbishkrimin “28 Nëntor manifestojmë për Republikën, kundër Zajednicës dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”.

Përfaqësuesit e tre partive opozitare i bërë kanë ftesë qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit paqësorë siç thonë ata me 28 Nëntor për t’i kundërshtuar këto marrëveshje të cilat janë të dëmshëm për vendin.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat