Gjermania hyn në skenë: Do dërgojmë Tornadot në Siri

Lajme

Gjermania hyn në skenë: Do dërgojmë Tornadot në Siri

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:54

Gjermania ka vendosur të dërgojë Tornadot për të bombarduar Shtetin Islamik në Siri.

Vendimi i marrë nga kancelarja Angela Merkel është lajmëruar nga agjencia gjermane e shtypit DPA.

Pas takimit me presidentin francez Hollande, kancelarja Merkel vendosi të bashkohet në luftën kundër ISIS.

Konfirmimi i sulmit më pas është bërë edhe nga parlamentari gjerman Henning Otte.

Do të dërgojmë Tornadot për të bombarduar në Siri. Do t’i bashkohemi edhe në luftës për të shkatërruar ISIS-in”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat