Tensione dhe akuza mes Erdogan dhe Putin, Rusia arreston 39 biznesmenë turq

Lajme

Tensione dhe akuza mes Erdogan dhe Putin, Rusia arreston 39 biznesmenë turq

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:36

Tensionet mes Turqisë dhe Rusisë janë gjithmonë e në rritje.

Rusia akuzoi dje Turqinë se ble naftë nga ISIS duke i financuar ata.

Erdogan kundërsulmoi sot duke thënë se është Rusia në fakt që po mbështet ISIS.

Një retorikë e dobët për të shmangur përgjegjësitë.

Ndërkohë sot Rusia ka bllokuar tregtinë me Turqinë.

“Paratë që iu përdorni për te blerë zarzavatet turke shkojnë për financimin e ISIS”, ka thënë Putin.

Po paraditen e sotme janë arrestuar 39 biznesmenë turq në qytetin rus Krasnodar.

Ata kishin gënjyer për qëllimin e vizitës.

Turistët turq deklaruan se po vizitonin si turistë Rusinë ndërkohë që ishin nisur për një panair agrikulture.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat