Erdogan: Turqia nuk kërkon falje

Lajme

Erdogan: Turqia nuk kërkon falje

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:28

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayiip Erdogan, ka njoftuar se Ankaraja nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e bombarduesit rus “Su 24” në kufirin turko-sirian.

“Mendoj se njëra palë duhet të kërkoj falje, dhe nuk jemi ne”, ka thënë Erdogan në një intervistë për CNN.

“Ata që cenuan hapësirën tonë ajrore duhet të kërkojnë falje. Pilotët dhe ushtria jonë vetëm sa përmbushën detyrat e tyre, që konsistoi me përgjigje sipas rregullave të cenimit të hapësirës. Mendoj se ky është thelbi”, ka thënë Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat