Parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme nga IHMK

Lajme

Parashikimi i motit për tri ditët e ardhshme nga IHMK

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:19

Masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat kan përfshirë gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do ti takojn shtresës së ulët të troposferës. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje bore në vise malore dhe në viset e ulëta. Reshjet do të vazhdojnë edhe pjesën e parë të ditës së shtunë. Temperaturat minimale neser do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 grdë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, të dielen ka mundesi të ketë intervale të shkurta me diell, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi 1-8m/s

Nga dita e hënë pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale, derisa minimalet do të jenë më të ulëta se kjo javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat