Shikoni si hakmerret Rusia: Sulmon konvoin humanitar turk (Video)

Lajme

Shikoni si hakmerret Rusia: Sulmon konvoin humanitar turk (Video)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 14:27

Pas rrëzimit të aeroplanit rus nga ushtria turke, marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë ftohur si asnjëherë më parë.

Gjatë të Mërkurës, Rusia ka bombarduar shumë fshatra turkemene në kufij me Turqinë, ndërsa më tragjiku është bombardimi i një konvoi turk në qytetin Azaz, ku mbetën sëpaku 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Bëhet fjalë për kamion që transportonte ndihma humanitare në Sirinë veriore dhe ishte pjesë e fonacionit “IHH Humanitarian Relief Foundation” nga Stambolli dhe “North Fondation” nga Azazi. Kjo mund të dallohet edhe nga videoja e shpërndarë në rrjetet sociale.

Presidenti Putin lajmëroi se Rusia së ka stacionuar sistem raketor që do mbronte aeroplanët e saj në Siri, kryesisht nga sulmet që mund të vinin prej Qipros Veriore, Turqisë, Izraelit dhe Libanit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat