Ja kush është deputeti milioner i LDK-së?

Lajme

Ja kush është deputeti milioner i LDK-së?

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:58

Ai ka deklaruar shumë marramendëse të pasurisë. Mbi 900 mijë euro ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme, një banesë dhe një shtëpi.

Por deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe publicisti, Bardhyl Meta pavarësisht pasurisë së deklaruar thotë se nuk veturë personale, ndërsa vozit atë të bashkëshortes së tij, Adelina Thaqi. Kjo veturë ka vlerën 4 mijë euro.

Meta ka edhe kursime të mira në bankë, afro 30 mijë euro.

Nga pasuria totale që ai ka deklarua pasuria e tij del të jetë mbi 993 mijë euro. Kësisoj, Bardhyl Meta hyn në mesin e milionerëve të Kosovës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat