​Manifestimi i opozitës merr mbështetje edhe nga Tirana

Lajme

​Manifestimi i opozitës merr mbështetje edhe nga Tirana

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:47

Një grup njerëzish në Tiranë janë mbledhur sot në një konferencë për media, ku edhe kanë bërë thirrje që qytetarët nga Shqipëria t’i bashkohen manifestimit të tri partive opozitare në Kosovë me 28 Nëntor "Për Republikën" .

Për këtë Lëvizja Vetëvendosje është në dijeni por që nuk janë pjesë e organizimit.

Frashër Krasniqi, zyrtar për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, tha që organizimin në Tiranë e ka bërë thjeshtë një qytetar i cili përkrah këtë manifestim.

Ai bëri me dije po ashtu se në këtë konferencë nuk do të jetë askush nga përfaqësuesit e Opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat