Kush po dëshiron dhunë edhe për 28 Nëntor, Ditën e Flamurit?!

Lajme

Kush po dëshiron dhunë edhe për 28 Nëntor, Ditën e Flamurit?!

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:21

Opozita ka disa ditë që po këmbëngul se do të ketë protestë paqësore në ditën e shenjtë të 28 Nëntorit, ditën e Flamurit.
Edhe Hashim Thaçi numri dy i qeverisë së Kosovës e quan ditë të jashtëzakonshme Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, që gjatë qeverisjes së tij e përjashtoi nga ekzistimi i festave zyrtare.
Shqiptarët që me krijimin e Republikës së Kaçanikut, e kanë bërë festë zyrtare 28 Nëntorin, të cilën shqiptarët në Kosovë e festonin tinëzisht gjatë kohës sa jetonin në regjimin Jugosllav, ndërsa në diasporë tradita e shënimit të kësaj feste është më shumë se një shekullore.
Ngjarjet lidhen me hyrjen e Skënderbeut në Krujë në vitin 1443, kur me 28 Nëntor e shpalli të lirë principatën e tij, dhe më pas krijoi mbretërinë shqiptare, duke pranuar për bashkëqeverisje thuaja pa përjashtim të gjithë princërit arbëror.
Në kujtim të kësaj date u shpall edhe me 28 Nëntor 1912, në Ditën e Flamurit pavarësia e Shqipërisë, pas 469 vitesh. Por, flamuri nuk u ngrit për Shqipërinë londineze, por për thuaja të gjithë shqiptarët etnik në Ballkan, duke lënë vetëm pjesën më të madhe të Sanxhakut jashtë kufijve dhe pjesën më të madhe të Çamërisë, për arsye që nuk janë zbardhur tërësisht, pasi si Greqia veriore edhe Sanxhaku ishin të dominuara nga popullsia shqiptare.
Por, me sa duket Hashim Thaçi se ka dhimbjen tek ideali i mbetur i parealizuar nga rilindasit, pra as te mënyra se si festohet 28 Nëntori, pavarësisht retorikës së tij, se ‘Dita e Flamurit është dita e krenarisë sonë kombëtare, e dinjitetit, unitetit dhe integritetit tonë kombëtar’. “Njëkohësisht është ditë e gëzimit, festës, kudo, te çdo qytetar dhe në çdo familje, në çdo cep ku jetojnë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë apo në diasporë”.
Ai nuk ka reaguar në asnjë rast thuaja të zhvillimeve negative ndaj shqiptarëve në Maqedoni, dhe aq më pak ndaj atyre në Preshevë, të cilët po protestojnë çdo ditë, tashmë vetëm për mos lejim të abetares nga Serbia.
Ai duke akuzuar opozitën në fakt po kërkon dhunë, skenat që po i mungojnë atij, janë ato të pak ditëve më parë, por edhe ato ishin të pamjaftueshme. “Gjithandej ka vetëm gëzim për këtë ditë. Por, për fat të keq, disa individë, disa liderë të opozitës, po përpiqen që shqiptarëve t'ua prishin këtë gëzim, këtë festë dhe dinjitet me paralajmërimet e tyre për protesta të dhunshme në sheshet e Prishtinës. Kjo thirrje për manifestime të dhunshme në qendër të Prishtinës, është thirrje ogurzezë dhe kobzezë për shtetin e Kosovës”.
Pra, ai nuk po gjen mënyrë për të mos lejuar zbutje qëndrimesh, as pajtim, gjë që veçanërisht pasi kryeministri Isa Mustafa njoftoi se do të krijohet një komision për vlerësimin e punës së Komisionit për demarkacionin me ekspertë ndërkombëtar dhe përfaqësues të opozitës, ky po i bën jehonë të kundërt.
Thaçi hapur po inkurajon edhe bashkëpunëtorë të PDK-së, që të ndërtojnë një skenar dhune së bashku me pjesëtarë të opozitës! I. Morina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat