Tri arsye pse Kina nuk sulmon Shtetin Islamik

Lajme

Tri arsye pse Kina nuk sulmon Shtetin Islamik

Nga: Fitim Dika Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:19

Shteti Islamik vrau para pak kohësh pengun kinez, Fan Jinghui, 50, i cili kishte rënë në duart e tyre në rrethana të paqarta. Në videon propaganduese të ISIS, ai vritet pasi shteti kinez nuk ofroi shumën e kërkuar për ta liruar.

Pak më vonë grupet e lidhura me ISIS vranë tre menaxherë kinez në Hotelin Radisson Blu, që po ndërtonin një hekurudhë në Mali, por këta sulme akoma nuk e bindin qeverinë kineze, për të sulmuar ushtarakisht militantët ekstremistë. Por në fakt Kina ka artikuluar mirë arsyet pse nuk kyqet në këto luftëra.

• Mijëra kinezë punojnë jashtë shtetit dhe një sulm kundër militantëve të Shtetit Islamik do përbente rrezik potencial për diasporën kineze. Në Algjeri punojnë 42.000 kinezë, në Libi 50.000. Po ashtu në shumë vende tjera afrikane ka mijëra kinezë që merren me ndërtime dhe hapje fabrikash.

• Po ashtu në vitin 2014 nga Kina kanë udhëtuar jashtë shtetit si turistë 120 milion banorë. Profesori për studimet të jashtme pranë Univerzitetit të Pekingut, Xie Tao, thekson “se aktiviteti ushtarak i Kinës në Lindjen e Mesme do rriste rrezikun e jetëve të tyre gjithashtu”.

• Në Kinë jetojnë 20 milion muslimanë prej të cilëve 300 i janë bashkangjitur ISIS. Provinca autonome Xinjiang ka qenë shpesh arenë e përplasjeve mes muslimanëve ujgurë dhe regjimit komunist kinez. Vetë ISIS në shkrimin e njezët shteteve që nëpërkëmbin më shumë të drejtat e muslimanëve, vendin e parë e zë Kina.
Një ndërhyrje ushtarake në Siri e Irak nga Kina, do ishte faktor për nisjen e sulmeve kamikaze në metropolet kineze, por edhe destabilizim më i madh në krahinën e ujgurëve.

SHBA, Rusia, Franca kanë filluar sulmet ajrore kundër IS, ndërsa David Camerun, kryeministri britanez, theksoi se edhe shteti i tij do u bashkangjitet këtyre bombardimeve. Andaj, Kina është i vetmi anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, që nuk ka marrë vendimin për të sulmuar ose jo Shtetin Islamik. Sëpaku deri tani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat