Para Albin Kurtit, arrestojini ata që penguan Ministrin Hoti

Lajme

Para Albin Kurtit, arrestojini ata që penguan Ministrin Hoti

Nga: M.L. Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 10:15

Publicisti Nexhmedin Spahiu, konsideron që tentimi i Policisë për arrestimin e Deputetit Albin Kurti, do të ishte gabim i pushtetit. Sipas tij, para se të arrestohet Kurti, do të duhej të arrestoheshin ata që penguan Ministrin Hoti që të shkoj në pjesën veriore.

“Do të ishte e paimagjinueshme që në protestë të mos merr pjese Albin Kurti. Nuk e di nëse Policia do të provoje arrestimin por nëse provon ta bëjë këtë, ky do të ishte gabim shume i madh i pushtetit. Para se të arrestohet Kurti duhet të arrestohen ata që penguan ministrin Avdullah Hoti të kryej detyrën për të cilën paguhet”, thotë Spahiu për “Bota sot”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat