Mulaj: Mimoza nuk largohet, ajo po punon në riorganizimin e AKR-së

Lajme

Mulaj: Mimoza nuk largohet, ajo po punon në riorganizimin e AKR-së

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 00:11

Deklaratat se Mimoza Kusari-Lila mund të largohet nga AKR-ja, dhe të formojë një parti të re, i ka hedhur poshtë anëtari i Kryesisë së AKR-së dhe ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj.

Mulaj ka deklaruar se as që bëhet fjalë që Kusari-Lila të largohet nga AKR-ja.

“As nuk bëhet fjalë për ndonjë subjekt te ri. Znjonja Kusari para katër ditësh e ka përfaqësuar AKR në kongresin e Liberalve Evropian”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se partia në të cilën gjendet ai është duke punuar intensivisht për riorganizimin e partisë.

“Zonja Kusari gjithnjë ka shprehur mendimin e saj se si do te riorganizohej AKR. Ajo asnjëherë nuk ka menduar që të ik nga AKR”, ka thënë Mulaj për ORAinfo, duke i shuar kështu zërat se Kusari-Lila do ta praktisë AKR-në për të hapur një subjekt të ri politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat