Gërmime ilegale pranë Kalasë së Novobërdës, kërkojnë thesarin me ar (Video)

Lajme

Gërmime ilegale pranë Kalasë së Novobërdës, kërkojnë thesarin me ar (Video)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:38

Gojëdhënat se në nëntokën e qytetit të Novobërdës ka thesare me ar, shumë shpesh kanë shtyrë persona të panjohur që natën vonë të gërmojnë fshehurazi në kërkim të arit.
Nga viti 2004 deri më tani janë evidentuar shtatë raste të gërmimeve ilegale.

Madje në vitin 2009 disa pjesëtarë të KFOR-it ilegalisht me disa detektor e me vegla, kanë hapur gropa pranë Kalasë së Novobërdës.

Edhe pse asnjëherë nuk është gjetur ndonjë thesar, prapë se prapë ka të tillë që besojnë në mrekulli.

Ditëve të fundit prapë disa persona ia mësynë këtij qyteti, për të cilat raste tregon edhe Enver Rexha, Drejtori Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat