Nikoliqi ankohet: Jahjaga flet gjithmonë para meje

Lajme

Nikoliqi ankohet: Jahjaga flet gjithmonë para meje

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:30

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka deklaruar në Zagreb se Beogradi e Prishtina duhet t’i vazhdojnë negociatat , dhe, siç ka thënë ai, t’ i vazhdojnë hapur e sinqerisht e ajo për të cilën ndërmjet tyre është arritur marrëveshja, duhet edhe të përmbushet.

Sipas fjalëve të tij, të cilat i përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, gjatë samitit Brdo-Brioni biseda është zhvilluar me ton miqësor, por ka shtuar, se gjithmonë ka xixa me kryetaren e Kosovës, e cila, sipas radhës alfabetike, flet më herët dhe gjithmonë thekson se Kosova është shtet.

"Atëherë unë i përgjigjem se ç’status ka Kosova, se a është ai status i përjetshëm dhe se , prandaj është më mirë të flasim dhe që atë për të cilën flasim edhe ta zbatojmë ", ka thënë Nikoliq.

Nikoliqi nuk ka mundur pa përmendur suspendimin e AKS-së deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërsa ka përfunduar se Jahjaga mund të thotë se Kosova është shteti më i ri Ballkanit vetëm pasi për këtë deklarohet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat