Kusari Lila: Në Gjakovë ka rrjet kriminal

Lajme

Kusari Lila: Në Gjakovë ka rrjet kriminal

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:02

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka rrëfyer për Rubikon se në qytetin e saj ekzistojnë rrjete të krimit të organizuar, të ndërlidhura me policinë, prokurorinë dhe ish-kryetarin e Gjakovës, Palë Lekaj.
Ajo ka thënë se tash e dy vjet po ballafaqohet me një përvojë interesante të nënshtrimit të frikës dhe presionit për të hequr dorë nga një qeverisje e drejtë.

“Për këto që po i them po bazohem në plumbin e Kallashnikovit në derën e banesës së Drejtoreshës së Arsimit, në bombën e vendosur në shtëpinë e drejtorit të Urbanizmit dhe së fundi hedhja në erë e veturës së bashkëpunëtorit të ngushtë Valon Llukës. Pra këto janë qëllime dashakeqëse për të ndërprerë punë e tyre, punën time, por e kanë gabim sepse këto akte veç sa po na forcojnë dhe ata nuk po arrijnë të na frikësojnë.”

E para e Gjakovës ka rrëfyer se i ka dorëzuar dhjetëra dosje në Prokurorinë e Gjakovës dhe në EULEX për krimet që, sipas saj, janë bërë që nga ish-kryetari Pal Lekaj e shumë vartës të tij, duke përfshirë edhe prokurorin aktual në Gjakovë, Ali Selimaj.

“Këto i kam dorëzuar dhe denoncuar në Prokurori dhe EULEX. Asnjë aktakuzë nuk është ngritur për denoncimet që i kam bërë unë... përkundrazi, një hetues i Pejës me ka kërcënuar direkt që, sipas tij, edhe gjatë mandati tim nuk po funksionuakan si duhet ndërmarrjet publike.”

Kusari Lila ka thënë se i vjen keq ta pranojë, por shprehet se është fakt se është ballafaquar me një rrjet të krimit.

“Paramendoni, ekzistojnë një mori dokumentesh të nxjerra nga kompjuteri i ish- drejtorit të Pronës, Ali Selimaj, tash prokuror, që kanë datën e lëshimit të viteve 1998 -99, por që në fakt janë shtypur në vitet 2007- 2010. Këto janë në prokurori, por jo nuk ngritën akuza për to, por tentohet të shpiket për bashkëpunëtorët e mi.’

Duke folur për kërcënimin që i është bërë asaj me eliminim fizik, kryetarja e Gjakovës thotë se sistemi i drejtësisë ka dështuar dhe për këtë ajo ndihet e dëshpëruar.

Thotë se kurrë nuk e kishte takuar ndërmjetësin për vrasjen e saj, por që këtë e ka bërë pasi kishte marrë vesh kush ishte ai.

“Pasi e kam marrë vesh kush është, kam qenë në një takim në Bishtazhin dhe kam hyrë dhe e kam takuar zotëri Çupin. E vërejta se ndihej në siklet dhe keq. Unë e dija se ai ishte ndërmjetësuesi për vrasjen time, e pyeta a ka nevojë për ndihmë dhe e ndihmova.”

Sipas asaj që ajo ka parë në raportin e policisë thuhet se për kokën e saj ishin paguar 300 mijë euro, ndërsa të një qytetari tjetër 30 mijë.

"Nuk e di. Policia duhet t’i zbardhë. Për mua ishte e panevojshme...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat