Sachsen-Anhelt riatdheson 78 serbë dhe 54 shqiptarë

Lajme

Sachsen-Anhelt riatdheson 78 serbë dhe 54 shqiptarë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 22:45

Gjermania ka vazhduar politikën e saj të dëbimit masiv dhe të shpejtë të të gjithë atyre azilantëve të cilët nuk u është pranuar kërkesa, kryesisht banorë të Ballkanit Perëndimor. Dje, e Martë, nga regjioni i Sachsen Anhalt janë riatdhesuar 78 serbë, ndërsa sot, e Mërkurë, nga kampi i Lajpcigut janë dëbuar 38 shqiptarë nga Shqipëria dhe 16 nga Kosova, njofton hallespektrum.de, përcjell Bota sot.

Aeroplani fillimisht ka fluturuar për në Tiranë, ndërsa më pas për në Prishtinë. Prej fillimit të vitit nga Sachsen Anhalt janë riatdhesuar 953 refugjatë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat