Vjosa Osmani: PDK do ta çojë vendin në zgjedhje, e duan Presidentin dhe Kryeministrin (Video)

Lajme

Vjosa Osmani: PDK do ta çojë vendin në zgjedhje, e duan Presidentin dhe Kryeministrin (Video)

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 22:17

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, dekonspiron lojën e PDK-së me partnerin e saj të koalicionit, LDK-në. Thotë se sapo të zgjidhet Thaçi president, PDK do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, për ta marr edhe postin e kryeministrit.

Vjosa Osmani është e bindur vendi do të shkojë në zgjedhje të reja edhe nëse Hashim Thaçi zgjedhet President në pranverën e vitit të ardhshëm.

"Sapo Thaçi të zgjidhet president, PDK sërish do ta çojë vendin në zgjedhje të reja, sepse PDK e do edhe postin e kryeministrit", tha Osmani për TV Rrokum.

E pyetur nëse me nënshkrimin e dy Marrëveshjeve të fundit, Mustafa ia shkurtoi vetes mandatin në postin e kryetarit të partisë, Osmani tha se këto marrëveshje janë një patate e nxehtë që po ua lë në dorë Hashim Thaçi.
Po ashtu Osmani thotë se nuk është në dijeni që PDK dhe partia ku ajo bën pjesë i kanë ofruar liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt postin e kryeminsitrit në vitin 2016.

Ajo thotë se vetëm tree njerëz vendosin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
E sa i përketë iniciativës që ndërmori bashkë me deputetin e Vetëvendosjes, Ilir Deda për zgjidhjen e krizës në Kuvend,Osmani thotë se punët po shkojnë mire, mbas takimeve me pothuesje me gjithë liderët e opozitës, shefat e grupeve parlamentare.

Ajo është optimiste për zgjidhjen, edhe sepse kryeministri Mustafa e ka mirëpritur këtë nismë, e madje disa nga partitë kanë kërkuar sqarime të matejshme për propozimin 5 pikësh.
Por e pyetun nëse kjo iniciativë synon krijimin e nji formacioni të ri politik, deputetja e LDK-së e përjashton kategorikisht këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat