Presidenti i Serbisë i tmerruar tek sheh Jahjagën duke nënshkruar deklaratën e Samitit të Zagrebit

Lajme

Presidenti i Serbisë i tmerruar tek sheh Jahjagën duke nënshkruar deklaratën e Samitit të Zagrebit

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 22:05

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic shihet i tmerruar teksa sheh Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga duke nënshrkuar Deklaratën e Samitit të Berdo-Brionit. Ky tmerr i Nikolicit, mund të jetë shkaktuar nga nënshkrimi i Presidentes Jahjaga si përfaqësuese e Republikës së Kosovës në Samitin e Bërdo – Brionit, në Zagreb.

Në fotografi shihet se si presidenti serb Nikolic, bëhet sikur “nuk mund të fokusohet” që të qëndrojë në mënyrë protokollare karshi nënshkrimit të krerëve të shteteve pjesëmarrëse, në këtë rast, nënshkrimit të Presidentes Jahjaga si përfaqësuese e Republikës së Kosovës.

Jahjaga ka vënë nënshkrimin e saj në nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Samitit Bërdo-Brioni, e cila bën thirrje për dinamizim të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në samitin e Zagrebit liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA dhe BE janë marrë vesh për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe për dialog operativ me BE’në dhe SHBA’në luftën kundër kërcënimeve globale të sigurisë sic janë terrorizmi dhe kriza e emigrantëve.

Pjesëmarrësit e samitit kanë shprehur solidaretitin për sulmet në Paris, Ankara, Sinaj, Bejrut dhe Bamako dhe kanë bërë thirrje për zgjidhje efikase globale për të eliminuar shkaqet e radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat